Robert Aliaj mbi protestën e Unazës së Re: “Nuk kam pse të paguaj taksa për një person që ka vjedhur tokën”


Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Arjan Çani e ka pyetur Robert Aliaj Dragot nëse ai mendon se protesta e studentëve e ka zhdukur atë të banorëve të Astirit? “Po e eklipson sepse janë dy kauza që s’kanë lidhje fare.

Protesta e Astirit kërkon një diskutim paqësor, ai është halli i disa njerëzve që kanë zaptuar pronën publike, nuk është një hall i përbashkët”, është shprehur Aliaj, duke shtuar më tej se ai nuk ka pse paguan taksa për një pronë që është bjedhur nga të tjerë. “Shqiponja ishte e shëmtuar, ishte një shqiponjë e zezë, një shëmti ku simboli ishte krijuar për t’i mposhtur fare shqiptarët.

I zgjuar është ai që rrëmben e përvetëson, mirëpo unë nuk mund të pranoj që të paguaj në taksa për një person që ka vjedhur tokën. Jam me banorët, por duhet të gjejnë një zgjidhje. Ata kanë marrë një risk kur zaptuan hapësirën publike”, është shprehur Robert Aliaj.