RevoIta e studentëve, del zbuluar mënyra sesi PD tenton të përdorë protestën (Foto)


Protesta e studentëve ditën e pestë të saj, sot, u pa që pësoi një devijim të vogël me qëllim përçarjen e saj.

Mediat nga më të ndryshmet kanë publikuar foto nga ku dallohen militanë partiat të cilët merrnin pjesë në protestë me qëllim përçarjen e tyre, sigurisht kjo për arsyet përkatëse partiake.

E ndërsa PD mesa duket tashmë po e pranon hapur ndërhyrjen e saj. Është faqja ‘Kavaja Demokratike’ e cila me anë të një postimi në rrjetin e saj social të ‘Facebook’, i bën thirrje studentëve, gjimnazistëve dhe rinisë së qytetit që të marrin pjesë në protestën e së martës në kryeqytet.

Studentët që prej ditës së parë kanë pranuar dhe vijojnë të thonë se askush nuk duhet të ndërhyjë nga forcat politike në protestën e tyre./Shqipëriaime