Renato Mekolli reagon pas kritikave të zonjës Tefta «Ka qenë një javë keqe,më kanë shkatruar me komente”


Shefi i njohur Renato Mekolli është kthyer sërish në ekran me një format të ri,i cili ndryshe nga programet e gatimit që transmetohen në vend,ka një shkallë lirshmërie dhe vrazhdësie në komunikim me konkurrentët që nuk e gjen gjëkundi.Sigurisht që jo të gjithë mund të adoptohen me këtë lloj formati,i krijuar nga super shefi Gordon Ramsey, ndaj edhe ka vend për keqkuptime, kritika apo silme ndaj tij.

Dhe një javë më parë, të gjitha këto i provoi mbi kurriz Renato, i cili pasi hodhi në kosh ushqimin e një konkurrenteje,u kthye në njeriun ‘’më të urryer’në Shqipëri.I kontaktuar nga Revista Class, ai ka folur për këtë eksperiencë të re dhe presionin e asaj që ndodhi.

“Unë jam shumë kërkues në punë, nuk toleroj, sado që mund ta tejkaloj ndonjëherë limitin. Ndërsa jashtë pune jam njeri shumë normal dhe i qetë. Nuk e kuptoj përse njerëzit reaguan në atë mënyrë. Ka kaluar një javë nga puntatat e parë dhe njerëzit vazhdojnë të më masakrojnë me komente, gjithsesi unë jam i qetë.

E dua publikun, sepse më mbështet dhe më ka mbështetur çdo herë. Por duhet të pranojnë që edhe formati origjinal është i tillë. Kjo është puna ime, ju lutem mos më keqkuptoni.”-përfundon ai.