Pirro Dhima, djali nga shqiptar nga Himara ka një histori sa të lavdishme aq edhe të mbushur me akuza.
Edhe pse shqiptar, ai zgjodhi të përfaqësojë Greqinë në Peshëngritje, madje i dha këtij shteti 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera.
Në Shqipëri e quajnë edhe sot tradhëtar, por as në Greqi nuk e kanë dashur sa e ka merituar.
Së fundmi, Dhima ka bërë një rrëfim të gjatë për “lifo.gr”, ku flet çështjet e jetës së tij, ra.cizmin dhe ndarjen nga jeta të gruas së tij.
Ai tregon se e ka ndjerë gjithmonë ra.clzmln në shtetin grek madje ka vuajtur jo pak.
Ja rrëfimi i Pirro Dhimës:
Ra.clzml është një fenomen kompleks. Ka të bëjë me kohët, kushtet në të cilat jetojnë çdo shoqëri, si dhe pasurinë dhe varfërinë e njerëzve. Unë kam ardhur në Greqi tridhjetë vjet më parë, kur vendi pati një valë të madhe të emigrantëve të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por nga e gjithë Europe Lindore.
Në një shoqëri të mbyllur si Greqia, ishte e ndjeshme të reagoje. Sigurisht, nuk ishte e mirë, por ishte diçka që nuk mund të shmangnim. Tridhjetë vjet më pas, ka pasur disa hapa përpara, duhet ta pranojmë këtë. Por duhet bërë më shumë. Çdokush me fëmijë e di se shoqëritë po ndryshojnë me brezat që vijnë.
Në disa gjera, më lehtë mund të largohen njerëzit se idetë e tyre. Një 30-vjeçar i sotëm grek nuk ka idetë e prindërve të tij, normale, por kur erdha unë në Greqi ishte ndryshe. Këtu isha shqiptar, në Shqipëri isha grek, diçka e ngatërruar. Ka pasur disa lncldente që unë mund t’ju them, por, për fat të mirë, e them, kam qenë me fat.
Të tjerë e kanë pësuar më keq. Dhe e dini çfarë? Çështja nuk është çdo lncldent, por frlka e përhershme që ju fut. Isha në autobus dhe kisha frlkë se mos dikush do humbiste portofolin dhe do më fajësonin mua. Unë mendoj se grekët janë ra.clstë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri.”