Rasti me qesharak ne historine e futbollit (Video)


Një rast qesharak është shënuar në një ndeshje në Afrikë. Përballja mes Lesothos dhe Tanzania ka dhuruar pamje interesante, teksa një rast shpërdorimi po bën xhiron e mediave sociale.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Twitter”, skuadra vendase e Lesothos përfiton nga një gabim i kundërshtarit, ndërsa sulmuesi niset shpejt drejt portës përmes një kundërsuImi, por edhe pse katërkëndëshi ishte i zbrazur ai nuk arrin të shënojë.

Po në këtë rast, topi i kthehet nga shtylla duke i dhënë sërish një mundësi të dytë për të gjuajtur, por edhe kjo rezulton me të njëjtat parametra si e para. Kjo skenë qesharake ndodhi brenda pjesës së parë, por në fund ndeshja u fitua nga vendasit në shifrat 1-0.