Ramës i ndodh e papritura në mbledhjen e dy qeverive: Kërkoj ndjesë!


Kryeministrit Edi Rama me sa duket i kushton shumë mostransmetimi i fjalës së tij në ERTV. Ndonëse të gjitha televizionet në Shqipëri e Kosovë ishin duke transmetuar ‘live’ fjalën e Ramës në mbledhjen e përbashkët, kryeministri ka ngecur për shkak të një defekti teknik me ERTV.

Kur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka dhënë fjalën, Rama kërkoi t’ia linte fjalën ministrit Bushati, por më pas problemi u rregullua.

“Kërkoj ndjesë për një arsye teknike, ta marrë fjalën Ministri jonë i jashtëm”, tha Rama por më pas ka marrë sërish mikrofonin.. /ShkodraNews/