Ditën e sotme në Pejë ka pasur një mbledhje të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, që janë përfaqësuar respektivisht nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Pas mbledhjes ku janë marrë 9 vendime të rëndësishme mes dy vendeve që priten të hyjnë në fuqi së shpejti, Rama dhe Haradinaj në përfundim të takimit kanë hedhur firmat mbi flamurin kuq e zi, meqë janë festat e nëntorit para.
Pikërisht gjatë momentit të nënshkrimit të firmave mbi flamur, ka ndodhur një moment i sikletshëm dhe komik midis dy kryeministrave. Pasi ka mbaruar së vëni firmën e tij, Edi Rama ka tërhequr me forcë dorën e Ramush Haradinajt dhe ia vendosur sipër vetes.
Kryeministri shqiptar e ka kapur pa mendje atë kosovar, i cili nuk ka ditur ç’të bëjë dhe ka shkuar sipas Ramës, ku pas këtij veprimi ata të dy kanë qeshur për kamerat. Këtë moment mund ta shikoni më poshtë: