Rama: S’dialogojnë me mua se kanë frikë se u mbush mendjen


 

Kreu i qeverisë në një postim në Instagram shprehet se ka patur një dialog intensiv në Universitetin Ismail Qemali me shumicën që bashkëbisedon e pakicën që refuzon të dëgjohet.

“Dialog intensiv në Universitetin Ismail Qemali me shumicën që bashkëbisedon,e na jep mundësi të mësojmë më shumë nga hallet e problemet specifike studentëve të çdo dege, dhe me pakicën që flet po refuzon të dëgjojë, duke më thënë kemi frikë se na mbush mendjen. Flm të gjithëve”, shkruan Rama.

Ndër të tjera Rama shkroi gjithashtu se “dialogu me vlonjatët është si zjarri që pjek misra”.

Disa studentë zgjodhën të largohen e disa qëndruan aty duke kritikuar kreun e qeverisë.