Rama përgjigje të fortë rektorit Koni: E mëshlroj pafytyrëslnë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë


Pas letrës së rektorit Mynyr Koni, ku i përgjigjej akuzave të Ramës, ky i fundit ka reaguar përmes Twitter.

Kryeministri e cilëson si të pafytyrë reagimin e rektorit të Universitetit të Tiranës. Ai i kërkon Konit që të gjejë guxim dhe t’ia thotë në sy “veshgjatësitë”.

Përgjigja e Edi Ramës për Prof.Dr. Mynyr Konin:

Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju