Rama çon në gjyq Berishën, çfarë kërkon si dëmshpërblim


Kryeministri Edi Rama ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje.

Mësohet se padia është ngritur për shkak të deklaratave që Berisha bëri ndaj Ramës në lidhje me paktin me Greqinë për detin.

Si dëmshpërblim për këtë, Rama ka kërkuar shumën e 100 mijë lekëve.

Kujtojmë se gjithësej janë 40 padi që kryeministri Rama nga ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmendim këtu kreun e PD, Lulzim Basha, apo ish deputetet Jorida Tabaku Ervin Salianji etj .
Sot është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Tiranës, e dyta është caktuar më 11 prill.