Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës është akuzuar sot nga kryeministri Edi Rama se është zhdukur, është fshehur, dhe nuk do të dalë publikisht të japë sqarime për financimin në Universitete.
Kryeministri tha se një dekan, pa i përmendur emrin, ka bërë tender për të marrë një makinë që kushtonte 76.000 euro. Por më e rëndë, ishte akuza për tendera.
‘Si mundet të bëhet tender në Rektorat me 6 milionë euro për tender për security private në Universitete, por janë harxhuar 0 lekë për kërkimin shkencor” tha Rama duke pasur përpara një tabelë për shpenzimet e Universiteteve.
Edi Rama kryeministër, tha se duke parë tabelat e shpenzimeve, tashmë po bëhet pishman për Autonominë e Universiteteve sepse sheh që gjithë buxhetet e Universiteteve janë shpenzuar më kot. “Por pyetja është: në këto kushte që Autonomia universitare është bërë arra tisje nga përgjegjësia e universitarëve, dmth kur mendoj se rektori i UT është një person i arra tisur dhe që sot nuk është i vetëdijshëm që ka bllokuar disa dekanate për shkak të arsyes së mosarsyes për tendera, kjo më shpëton nga kapaciteti të kuptojmë se ku jetojmë.
S’kam asnjë arsye ta akuzoj dhe ta ngarkoj me përgjegjësira që s’i ka. Kur flas për tendera, nuk aludoj. Por konstatoj me keqardhje kuptoj se ai nuk ka kuptuar ligjin dhe është aty për politika të Universiteteve. Shoh një tender 6 milionë euro për siguri private dhe zero lekë për kërkim shkencor.
Zëri në buxhete është automjete dhe orendi për zyra. Kam parë specifikim në një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë eruro. Më fal nuk ka problem ta ketë, por këto gjëra duhet t’i dinë të tjerët. Nëse Senati mblidhet dhe thotë se Dekani duhet të ketë një avion dhe kjo publikohet online dhe studentët duartrokasin atëherë të bleje avionin.
Madje të bëhet protestë që të blehet avioni. Por të shohësh shpezimet dhe disbalancat, por më falni ky hyn qeveria këtu. Që sot jam i gatshëm të marr përgjegjësitë e mia dhe të pranoj atë pjesë të shuplakës mbi qeverinë që ka dhënë kjo protestë pasi kam besuar më shumë se c’duhet te autonomia, më falni nuk jam më i gatshëm’, tha Rama ndërkohë që ka mbledhur gjithë Dekanët e pedagogë të Universiteteve të Tiranës.