Kryeministri Edi Rama ka komentuar aktualitetin politik në Shqipëri nga studio e emisionit “Porta a Porta” në Rai1.
Shefi i qeverisë foli në lidhje me protestën e opozitës, të cilën e cilësoi një re.voltë politike.
Rama nuk e mohoi përfshirjen e mundshme të Rusisë në situatën që ndodhet Shqipëria, duke thënë se nuk do të ishte surprizë.
Rama tha:
Bëhet fjalë për një re.voltë politike. Unë nuk flas me një gjuhë të huaj për kundërshtarët, edhe pse italishtja nuk është një gjuhë e huaj për mua. Pyetja juaj ishte shumë thumbuese. Unë nuk dua të flas për gjëra të pavërtetuara. Rusia nuk bën tifo për Evropën e madhe dhe kur janë situata të tilla mund t’i japin një dorë. Kjo nuk do të ishte aspak surprizë.