Ra në dashuri me shoferin 22-vite më të madh, familja nuk e pranon më në shtëpi


Një vajzë 20-vjeçare është mohuar nga familja e saj pasi ra në dashuri me një shofer autobusi, që është 22 vite më i madh dhe ajo.

Laura Kreuzter e njohu për herë të parë, Kai Semmelmann, tre vite më parë në Gjermani kur udhëtonte me autobusin e tij ditë për ditë.

20-vjeçarja rrëfen që aso kohe e tërhoqi shumë pamja e tij si dhe personaliteti miqësor. Kështu, në pamundësi për të hequr dorë nga fiksimi i saj, ajo gërmoi në Facebook për të gjetur adresën e Kai-t.

Pasi i çoi një ftesë për miqësi, ajo e ftoi që të pinin një kafe.

43-vjeçari fillimisht ishte i shqetësuar për hendekun e moshës që ata të dy kishin, por Laura nuk kishte shqetësime të tilla. Dhe, pas takimit të para ata thonë se ranë menjëherë në dashuri.

Pasi morën vesh për lidhjen, prindërit e Laurës nuk i folën më për më shumë se një vit.

Tashmë, ajo flet sërish me të ëmën, por thotë se familja e saj nuk e ka pranuar akoma partnerin e saj dhe nuk kanë asnjë kontakt me të.