Qyteti nën liqenin e Ohrit, misteri i zhytjes së tij në ujë


Është një nga liqenet më të vjetra në botë dhe sigurisht, ndër më të bukurit. Bëhet fjalë për liqenin e Ohrit, i cili gjithashtu është dhe “misterioz”.

Kjo për shkak të aktiviteteve të shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.

Disa legjenda flasin për një qytet të zhytyr nën liqen.

Si e krijoi Zoti liqenin e Ohrit?

Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh”
Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur “Strugë” shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun. Pas kësaj ngjarje njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.

Megjithatë, sipas “Bota.al”, ekziston edhe një legjendë tjetër.

Një histori e vërtetë nga pala shqiptare. Ajo flet për një qytet të varrosur nën Liqenin e Ohrit që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet e këtij qyteti gjenden nën ujë. Legjenda thotë se një tërmet, shkaktoi zhytjen e qytetit nën ujë. Legjendat e bëjnë këtë liqen të vjetër edhe më interesant.