Blogeri Olti Curri ka publikuar pak më parë foton e një personi i cili në afërsi të Ring Center ka gjetur dhe më pas ka marrë një çantë me para të humbur nga një qytetar tjetër.
Pronari i çantës ka shkruar se në të ndodheshin një shumë parash, çelësat e makinës si dhe disa dokumenta, ndërsa nëpërmjet kamerave është fiksuar personi që i ka marrë. Ai fton këdo që mund të njohi personin në foton e mësipërme, të japi informacion sepse do të shpërblehet.
‘Pershendetje, rreth ores 10.30 diten e sotme ne afersi te ring center me ka rene canta e dores me nje shume parash, celsat makines dhe dokumenta. Nga kamerat e ring center eshte identifikuar personi qe shikoni ne foto, e ka gjetur canten. Te lutem kush e njeh personin dhe mund te na japi kontakt me kete person do marri shperblim. Faleminderit’, ka shkruar qytetari.