Qanln se nuk mbushnin dot barkun me bukë, familja Rrapo bëhet me shtëpi të re


Elvis Naçi dhe stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, ishin mbrëmjen e sotme në shtëpinë e familjes Rrapo nga Këlcyra.

Kryefamiljari sëbashku me gruan dhe fëmijët u futën për herë të parë në një banesë të mobiluar. Elvisi dhe Fiori, ndihmuan fëmijët të ndërronin rrobat e vjetra me të reja dhe të ngrohta.

Përveç rrobave u shpërndanë edhe dhurata, ndërsa Elvisi dhuroi personalisht 5000 euro në kujtim të të atit për këtë familje.

Gjithashtu kjo familje nuk do të vuajë më nga ur ia, pasi ushqimi do t’u sigurohet nga fondacioni “Firdeus”.

Tashmë fëmijët janë të lumtur, pasi ushqimi nuk do t’u mungojë më, ndërsa në sy u dallohen edhe disa pika lot, kësaj here gëzimi. Elvis Naçi u shpreh se fëmijët janë të pafajshëm, nuk meritojnë të vuajnë.

Ai tha:

Sipërfaqja totale e banesës është 240 metra katrorë brenda dhe jashtë. Ta gëzoni këtë shtëpi. Sot na gëzuat. Shikojmë fëmijët që po lozin me lodra kanë shtëpi të ngrohtë më në fund. Ata janë të pafajshëm, ata nuk duan të vuajnë. Sot jemi më të gëzuar se kurrë që fëmijët janë të lumtur.
Familjes Rrapo u erdhi në ndihmë edhe një çift bashkëshortësh, të cilët i siguruan ushqime për një muaj.

https://youtu.be/8HpxOvfvKkA