Putin, detaje të reja për karrierën si splun në Gjermani


Së fundmi Vladimir Putin ka zbuluar se ai ka komanduar një batalion art ilerie gjatë periudhës sovjetike, një detaj që më parë ishte i panjohur dhe është mbajtur i fshehtë në biografinë e tij.

Putin bëri këtë deklaratë gjatë një vizite që zhvilloi të hënën në Shën Petërsburgut në fortesën Paul, ku ai tërhoqi Ievën e një topi që u sh kreh në formë përshëndetjeje mbi lumin Neva.

“Unë mora gradën e togerit si një art iljer, në fakt isha komandant i një batalioni të arti lerisë të vrullshme të kal ibrit 122mm” tha Putin, në videon e postuara nga Kremlini. Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth deklaratës misterioze.

Një zyrtar në kështjellë përgëzoi presidentin rus për një gj uajtje “të mrekullueshme” me top.

Biografia zyrtare e Putinit nuk e përmend kurrë gradën e tij ushtarake të togerit ose pozitën e tij si komandant i një batalioni art ilerie.

Sipas Kremlinit, Putini iu bashkua KGB-së menjëherë pas diplomimit nga fakulteti i drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Leningradit në 1975. Ai kaloi 16 vjet në shërbimin e sigurisë sovjetike, duke u rritur në rangun e nënkolonelit të KGB-së para rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Megjithatë, të gjithë studentëve të aftë për punë iu kërkua të bënin stërvitje ush tarake, pas së cilës morën gradën e oficerit rezervist dhe është e mundur që Putini po i referohej kësaj kohe.

Deklarata e presidentit rus vjen pak pasi karta e tij e vjetër e identifikimit si agjent i policisë sekrete në Gjermaninë Lindore u gjet në arkivat Stasit.

“The Guardian” shkruan se Putini shërbeu si oficer i KGB-së në Dresden në vitet 1980. Kremlini nuk ka konfirmuar por as nuk e ka mohuar se Putinit i është lëshuar një identifikim nga Stasi.

Ka shumë pak informacione të besueshme për punën e Putinit në Dresden; një mundësi është se ai ishte ngarkuar me kapjen dhe rekrutimin e të huajve që studionin ose punonin në qytet.

Putini dihet se ka punuar në kundërzbulim gjatë ditëve të tij në KGB. Disa raporte pohojnë se detyrat e tij të KGB-së përfshinin mbikëqyrjen e disidentëve politikë sovjetikë, por këto kurrë nuk janë konfirmuar. TIRANA TODAY