Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një foto e Sinan Hoxhës dhe Andrrës ku shfaqeshin duke pozuar në borë ndërsa këngëtari njoftonte publikimin e videoklipit të ri.
Menjëherë nisën thashethemet se Andrrën do e shohim si protagoniste në videoklipin e ri të Sinanit.
Mirëpo videoklipi sapo u publikua dhe Andrra nuk shfaqet në asnjë moment.
Siç duket kjo foto ka qenë thjesht e shkëputur nga seti më i ri fotografik i çiftit.
Kënga mban titullin “Luje luje” dhe është pëlqyer shumë nga publiku duke arritur mijëra shikime në Youtube.
Ndiqeni më poshtë.