“Pse s’kam makinë dhe banjo unë, babain e dua shofer në ministri…”, Rama zbulon kërkesat e ministrit 2 javor që do revoluciononte sistemin arsimor


Kryeministri Edi Rama rrëfeu të vërtetën e tij lidhur me emërimin dhe me pas dorëheqjen e ish-zëvendësministrit të Arsimit Taulant Muka.

“Taulant Muka më erdhi me një grup pedagogësh. Kërkoi takim me ministren e arsimit Lindita Nikolla, e cila më tha që kam një djalë që ka një vlerë për këtë për atë. Kisha dëshirë ta takoja.

Erdhën në zyrën time , këtë e nderova më shumë se të tjerët. Më tha unë jam në Zvicër shkencëtar etj.

Tani ky që na hedh shashka këtu që na bën sic duhet ta bëjmë sikur s’shkon mendova. Dhe i thashë: Aizv ministër që ti e akuzon për plagjiaturë thotë që ti s’ke të drejtë.

Ti shko në vendin e tij. Më tha që nuk e prisja. I thashë sa gjëra ka që si pret ti. Ditën e parë dua veturë me shofer. Nuk ka veturë zoti zv ministër, si ka mundësi tha. Po banjon pse nuk e kam në zyrë, babain e dua shofer në ministri.

Babain e dua shofer të punësuar në Ministri.

Unë se takova më dhe i thashë merre me qetësi, mund të jesh shkencëtar por kjo s’do të thotë gjë. Ti që erdhe të na shpëtosh Shqipërinë je vetëm një larvë kaq mendoj unë për ty.” tha Rama.