“Pse i le 8 ditë në të ftohtë, je dhe prind”, Rama i kthehet Fevziut: Vajza ime punonte turn i tretë kur ishte…


Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në “Opinion”, ku është vënë përballë një përmbledhje të kërkesave, ankesave dhe komenteve që studentët bënë një natë më parë po në këtë studio, ku ndër të tjera kanë treguar se detyrohen të punojnë shitës apo të largohen për të mbuluar shpenzimet.

I pyetur nga Fevziu se përse nuk po i plotëson këto kërkesa dhe përse i lë në të ftohtë për 8 ditë, duke i kujtuar se ai është edhe vetë prind, Rama tha se edhe vajza e tij dhe e Lindës, ka punuar recepsioniste turn i tretë, kur ishte me studime jashtë, për të mbuluar shpenzimet.
Pjesë nga biseda:

Fevziu: Pse nuk ua plotëson kërkesat? Pse i le në të ftohtë 8 ditë? Dje dhe pardje kanë ndezur zjarr. Jeni prind edhe vetë…

Rama: Faleminderit që ma kujtove këtë, por mu kujtua që vajza jonë kur shkoi për studime punonte turn i tretë recepsioniste për të mbuluar shpenzimet, sepse nuk është vetëm këtu, por në të gjithë botën.

Sikur të ishte e vërtete që të gjithë punojnë, Shqipëria do ishte shumë ndryshe.