Prova ekstreme mbi taka, ecje mbi litar në 1300 metër lartësi (Video)


Mes akrobacive më të mira në botë, ka një sërë provash ekstreme dhe mes tyre përfshihet edhe disiplina e funambolizmit.

Francezja Mimi Guesdon, amerikania Faith Dickey dhe kanadezja Mia Noblet, ecën këtë të diel mbi një litar në 1300 metra lartësi, ndërsa mbanin veshur taka të lartë.

Sfida konsistonte në ecjen për 55 metra në një litar të gjerë vetëm 25 milimetra, pa u rrëzuar.

Atletet patën tre tentativa secila për t’ia dalë, por mes tyre fitoi Mimi Guesdon, e cila e përshkoi gjithë litarin për 9 minuta e 24 sekonda.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, mund të shihni pamjet e sfidës së rrezikshme, ndonëse garueset, ishin të lidhura me rrip sigurie./a,y/noa.al