Protesta e studentëvë vazhdon të mbahet prej 14 ditësh dhe duket se studentët nuk do të dorëzohen derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Për këtë situatë kanë reaguar dhe shumë personazhe të njohur. Së fundmi mendimin e saj e ka dhënë dhë këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka komentuar në një video që ka postuar opinionisti Olti Curri.
Gaçe shprehet shumë e emocionuar dhe uron që askush, i cili është pjesë e politikës mos të përfitojë nga kauza e studentëve, që luftojnë për të drejtat e tyre.
“Shumë emocionuese. Uroj që të mos përfitojë askush me kauzën e me ata studentë që dalin me të vërtetë për të drejtat e tyre. E them këtë, sepse historia përsëritet. Ata që luftojnë për të drejtat, mbase marrin diçka, ndërkohë që të tjerët fitojnë shumë.
Një herë, pa asnjë bindje politike, u përfshiva me disa studentë të Akademisë së Arteve, e ciç ishin në mësim, e lamë dhe u bashkuam me të tjerë. Unë isha shumë naive të besoja se ata që ishin në krye të studentëve kërkonin disa të drejta të studentëve…
Pas disa muajsh, i pashë ata që më kapardiseshin nëpër ministrira, kishin zënë karriget. Zhgënjimi i madh për shpirtin tim. Uroj që të mos u ndodhë kjo gjë atyre që besojnë tek e drejta për të arritur rezultate në shkollë…” , shkruan Aurela Gaçe.