Protesta e studentëve, Fevziu bën paralajmërimin e frlkshëm


Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lëvizja e tyre mund të marrë përmasa të paimagjinueshme.

I ftuar në studion e ABC News, Fevziu tregoi problematikat e studentëve, të cilat i ka dëgjuar vetë prej tyre.

Tarifat i konsideron të larta, ndërsa thotë se studentëve nuk mund t’u vendoset një datë e caktuar për të bërë pagesat e studimeve.

Sipas tij arsimi është një e drejtë kushtetuese që shteti duhet ta garantojë për të gjithë.

Po kështu, edhe pagesa prej 600-680 mijë Lekësh të vjetra për konviktet, është e lartë, shprehet gazetari Blendi Fevziu.

Një tjetër shqetësim për studentët sipas Fevziut, është se ata ndihen të papërfaqësuar në këtë vend, pasi në administratën shtetërore sipas tij, emërohen militantë partiakë.