Prokuroria ka vendosir të administrojë si provë vendimin e Katanias që e nxori ish ministrin e Brendshëm Samir Tahiri të pafajshëm në lidhje me dosjen ‘Habilaj’.
Vendimi është administruar në dosje dhe po shqyrtohet me provat e tjera. Vendimi u depozitua pak ditë më parë nga ish-ministri Tahiri. Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në traflk dr-oge me grupin Habilaj.
Vendimi i Italisë bëhet pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë së Krlmeve të Rënda. Brenda muajit nëntor pritet te merret vendimi nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi apo do të ngrihet një akuzë ndaj ish-ministrit.
Pavarësisht pushimit të hetimeve nga Italia, Tahiri në Shqipëri është në hetim si i dyshuar për traflk dr-oge, shpërdorim detyre dhe korr-upsion pasiv.