Ditën e sotme deputeti demokrat Endri Hasa bëri një gjest në sallën e Kuvendit, duke tentuar të qëIIojë me vezë kryeministrin.
Ishte kjo mënyra se si opozita kishte menduar të përballet me mazhorancën dhe qytetarët që ndiqnin seancën, porn ë fund të fundit, kjo është një zgjedhje e saj e cila gjykohet nga secili qytetar.
Por ajo që është interesante po t’i hedhësh një sy jetëshkrimit të deputetit Endri Hasa, i cili nuk është ndjerë kurrë në Kuvend,verën se ai ka qenë drejtor i AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) në vitet 2010-2013.
Hasa ka qenë drejtor i këtij institucioni të rendësishëm që ka nën kontroll të gjithë sistemin e sigurisë kibernetike teknologjinë e institucioneve, përfshirë këtu kryeministrinë, edhe në 21 janar të 2011, kur në shesh u vr anë 4 qytetarë nga pl umbat e pushtetit të kohës.
Thënë këtë, Hasa është sot deputet ndoshta edhe për shërbimin e kryer në 21 janar të 2011-ës, ku u fshi serveri i cili përmbante edhe pamjet se si u kryen 4 vr asjet nga pushteti.
Pas këtij shërbimi ndaj Berishës e Bashës, Endri Hasa u bë deputet, për të kryer sot shërbimin tjetër ndaj partisë, atë të godltjes me vezë ndaj kryeministrit. Veçse sot, ndryshe nga koha kur ia doli të fshijë serverat, nuk arriti ta kryente misionin.