Jeton e vetme. Me qera. Babai pa punë. Nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.
Po sot efektivja e policisë, Ina Nuka, mbeti e pIagosur rëndë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, duke i shkaktuar dhe h.umbjen e katër gishtave të saj në njërën dorë. Pasojat e asaj që ndodhi kanë lënë disa pIagë në trupin e 26-vjeçares së lindur në Peqin dhe e diplomuar me nota të shkëlqyera në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku edhe përfundoi studimet master për shkencat e lëvizjes.
Në Prill të vitit 2016, Ina është certifikuar si punonjëse e Patrullës së Përgjithshme dhe prej afro një vit e gjysmë ka punuar si efektive e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3. E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj.
Por, për punonjësen e policisë së lindur në vitin 1992, e cila ka pasur rezultate shumë të mira në Universitetin ku ajo studio dhe në Akademinë e Sigurisë, nuk munguan as arritjet në profesionin e saj. Ndonëse në një moshë të re, ajo vuri jetën e saj në rrezik përballë disa gra.bitëse që kishin v.jedhur me dh,unë një makinë në Shkodër, duke i ndaluar keqbërëslt. Për këtë veprim të saj, ajo është shpërblyer me një pagë mujore shtesë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Jeta e 26-vjeçares nuk u rrezi.kua nga as nga keqbërësi.t që vjedhln makina apo persona të tjerë me të kaluar kr.iminaIe dhe me të cilët përballej çdo ditë, por dëmet më të mëdha në trupin e saj i mori gjatë një protestë të organizuar nga PD, ku ishte angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Sot Ina, ka disa gishta më pak, disa plagë më shumë në trup dhe ëndrrën për të vazhduar të nesërmen punën si punonjëse e policisë, për të cilën la profesionin e saj si mësuese fizkulture.