Një shembull frymëzimi që i jep më shumë kuptim këtyre ditëve festash.
Aleksandër Sina, një i ri nga Sauku, babai i të cilit është shofer autobusi dhe nëna kopshtare ia ka dalë në Amerikën e madhe të triumfojë falë aftësive dhe këmbënguljes së tij.
Dikur profesor Përparim Kabo e ndihmoi të shkonte në një shkollë amerikane dhe sot, pas 6 vitesh, Aleksandri është kthyer për ta takuar në shenjë mirënjohje dhe për t’i treguar se ia ka dalë që në shkollën e lartë në Mississippi të klasifikohet i pari në inxhinieri, nga brezi i tij.
I emocionuar, profesor Kabo rrëfen se Aleksandri e ka bërë të ndjehet krenar dhe ia ka shtuar gëzimin e ditëve të fundvitit.
“Ishte Janari vitit 2012 kur unë e ndihmova të shkonte në një shkolle amerikane për një simester. Sot ai vjen të më thote se jam inxhinier kimist dhe kam rrugë perpara se do të behem mjek. Aleksandri banon në Sauk…i ati është shofer autobuzi, nëna kopshtare…por ky djale është një shembull.
Kur vinte më takonte që e përgatisja për në Amerikë rrugën Sauk Tiranë e bënte në këmbë. Ishte talent në matematikë dhe në shkollen e lartë Mississippi State University u klasifikua i pari në inxhinieri nga brezi i tij që u diplomua. Ndërsa në shkollen e mesme ishte studenti më i mire në matematike në 200 vite të kësaj shkolle”, shkruan profesoori ndërsa falenderon edhe mësuese Norën, një mësuese të vjetër matematike që e ka mësuar si duhet Aleksandrin.