Për shkak të motit të keq, temperaturave të ulta dhe ngricave, është vendosur që të mbyllen shkollat në të gjithë qarkun e Korçës.
Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, nisur nga situata tejet e rënduar nga reshjet e borës, të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor, vendos ndërprerjen e tij për nesër dt. 10.01.2018. Qarku i Korçës përfshin Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën.