Pret në këmbë për një hamburger me patate, ky është miliardieri modest Bill Gates (Foto)


Bill Gates mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por ai qëndron në radhë për të pritur për një hamburger njësoj si ne. miliarderi u fotografua teksa po priste në radhë pranë një fast food-i në Seattle përgjatë fundjavës.

Manjati amerikan me një pasuri 95.5 miliardë $ kishte veshur një pulovër të kuqërremtë, pantallona gri dhe atletete të zeza, me duar në xhepa duke pritur për hamburgerin e tij.

Vakti që mori Bill Gates kushton 7.68$ dhe përfshin një hamburget me patete dhe pije.

Fotoja u publikuar nga një ish-punonjës i Microsoft, që shkruante se njësoj si ne, edhe Bill Gates ha hamburger dhe pi Coca-Cola.

“Ai ka një pasuri gati 100 miliardë, është një prej filantropëve më të mëdhenj në botë, por është duke pritur në radhë për të marrë një burger me patate dhe coca-cola si të gjithë ne. Kështu sillen të pasurit e vërtete dhe jo si figuraxhiu i Shtëpisë së Bardhë”-shkruajti Mike Galos në postimin e tij. Fotoja mori 15,000 pëlqime si në disa orë dhe mbi 12,000 shpërndarje.