Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani në kuadër të një vizite në OKB e quajti situatën në Shqipëri shumë të vështirë dhe stabilitetin e Ballkanit shumë të rëndësishëm për Europën dhe se Rusia po ben nje loje te veshtire ne rajon per destabilizim, ndaj BE duhet te kete kujdes.
Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani,e trajton situaten ne Shqiperi si një “Iuftë civile”, midis qeverisë dhe opozitës eshte shprehur se ka mundesi destabilizimi, njelloj si Ballkani, duke lene te nenkuptohet ne njefare menyre se influenca ruse ndikon edhe ne Tirane, per sa kohe opozita ka kercenuar hapur me kaos e trazira.
Tajani shprehet se loja ruse ne Ballkan eshte e pranishme dhe se BE duhet te jete aktive dhe e matur ne kete rajon.
Ai duke u perqendruar te stabiliteti i BE dge destabiliteti i lobuar nga ruset, teksa fliste për situatën në Shqipëri theksoi se: “… situata është shumë e vështirë. Është “Iuftë civile” (në thojza) midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrez.ikshme për stabilitetin”.
Kryetari i PE, duke shprehur friken ndaj Rusise qe ka nderhyre, thrkson se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse…”, tha Tajani, duke hedhur serish dyshimet e lobit rus per destabilitet ne Ballkan e Tirane.