Policia nuk lejon hyrjen në Kosovë të gazetarëve rusë


Kanë mësyrë Kosovën, por nuk kanë marrë leje për ta vizituar këtë vend. Këtyre dy gazetarëve Rus, u ka mjaftuar leja nga Beograd për të ardhur në Mitrovicë.

Por gabimin e tyre e kuptuan kur arritën në pikën kufitare në Jarinje.

Policia e Kosovës, i kthye mbrapsht gazetarët Rus.

Për në Serbi janë kthyer edhe shumë kamionë me produkte serbe e që s kanë paguar doganën 100 për qind.

Asnjë automjet me mallra serbe nuk u fut të hënën.

Taksa prej 100 për qind po zbatohet edhe në këtu në pjesën veriore të Kosovës.

Brenda ditës shumë pak kamion depërtojnë përmes kësaj pike kufitare; kryesisht ata që janë tranzit.

Ndërkaq për taksën pritet që serbët e veriut të protestojnë prapë.

Në këtë protestë po paralajmërojnë pjesëmarrje serbët e Mitrovicës së veriut, pasi sipas tyre kjo nuk është e mirë as për serbët as për shqiptarët.

Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja.