Një polic e ka ndjekur me biçikletë, të dyshuarin për shitje droge, që hyri në një qendër tregtare në Londër.
Kamera e vendosur në helmetën e policit e ka filmuar atë teksa kalonte me shpejtësi ndërmjet klientëve, derisa doli nga dera tjetër, transmeton Telegrafi.
Nuk raportohet nëse ka arritur ta ndalonte, por ka marrë shumë lëvdata për aftësitë e mahnitshme në çiklizëm.
“Sikur të jetë në ndonjë poligon, ku i duhet të kaloi nëpër shumë pengesa dhe doli me sukses” ka qenë një nga komentet e shumta, të videos që mund ta shihni më poshtë.