Paraditen e sotme përmbarimi po tenton të nxjerrë nga banesa disa familje në mënyrë që forcat e IKMT-së të shembin shtëpitë e tyre. Banorët shprehen se kjo që po u bëhet është një padrejtësi.
Situata e krijuar pranë gjimnazit “Petro Nini”, aty ku ndodhen dhe këto banesa është rënduar mjaft, pasi disa prej banorëve janë shtrirë në mes të rrugës, të tjerë kanë hu.mbur ndjenjat.
Në një moment fëmijët e këtyre familjeve tentuan edhe që të hi.dheshin nga çatitë e shtëpive. Skenat kanë qenë të dh.imbshme për t’u parë, aq sa janë prekur edhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe gazetarët.
Përveç gazetarëve që u përlotën nga thirrjet e dë.shpëruara të fëmijëve dhe nënave të tyre, edhe efektivët e policisë kanë qarë.
Teksa përpiqeshin të bindnin fëmijët të qetësoheshin, ato nuk kanë mundur ti mbajnë lotët. Fotot e policeve që nuk kanë mundur të mbajnë lotët janë publikuar nga dosja.al.
Kurse njëra prej banoreve ka thënë:
Sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai i ka korr.uptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.”