Po ziheshin me grushte, përfundojnë në shina ndërsa treni po vinte me shpejtësi


Dy persona ishin duke u zënë në një stacion treni, dhe pas disa çastesh përfunduan në shina.

Ndërkohë, treni po vinte me shpejtësi drejt stacionit. Ata shkuan me këmbët e tyre drejt vdekjes.

Boguslaw Rybski, 34 vjeç, dhe Przemyslaw Zawisza, 26 vjeç, u akuzuan për rrezikimin e sigurisë së një personi në hekurudha.

Videoja tronditëse tregon dy burra që po zihen në stacionin e Londrës në orën 1 të ditës së dielë.

Për fat të mirë ata shpëtuan pa lëndime, edhe pse ngjarja mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Ka qenë ndërhyrja e personave të tjerë, të cilët i ndihmuan të ngjiten lart. /k.k/noa.al/