Po mbytet dhe në panik pret të shpëtohet. Shihni reagimin kur më në fund vjen shpëtimtari


Në Indi ekziston një organizatë e quajtur Animal Aid Unlimited që ndihmon kafshët në vështirësi.
Disa muaj më parë, stafi mori një telefonatë ku u lajmëruan se një qen kishte rënë në një pus shumë të thellë.
Nuk ishte e qartë se sa kohë qeni kishte aty, por me siguri ai nuk mund të zgjaste shumë.

Qeni ishte përpjekur më kot të ngjitej në mur dhe për këtë putrat e tij ishin gjakosur, forcat e tij po shteronin, dukej shumë i lodhur.
Nuk do të kishte mbijetuar nëse anëtarët e shoqatës nuk do të kishin ndërhyrë në kohë.

Hidhni një sy në videon e operacionit të shpëtimit:
Është shumë mirë të dihet se ka njerëz si ata që i kushtojnë jetën e tyre për të ndihmuar kafshët në vështirësi.

Falë këtyre burrave që erdhën në kohë, kjo histori ka një fund të lumtur dhe pamja e qenit kur e kuptoi se do ta shpëtonin atë është me të vërtetë prekëse.
Lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur me miqtë tuaj në Facebook.