Videoja e moderatores së emisionit ‘7 pa 5’ në Vizion+, Pranvera Borakaj, është bërë virale në rrjetet sociale.
Në një nga puntatat e emisionit, moderatoren e kap e qeshura dhe nuk po ndalonte dot. E gjitha ndodhi pas ndërprerjes së lidhjes me Skype me drejtoren e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka për shkak të një problemi teknik.
Moderatorja është përpjekur që ta kthente emsionin në normalitet, por sërish e ka kapur e qeshura.
Nuk dihet se çfarë e ka bërë moderatoren të shkrihet gazit nderkohe qe po komunikonte, megjithatë është një nga situatat më gazmore të prodhuara në ekranet shqiptare.
https://www.facebook.com/Pedonale.Shkoder/videos/297189297789841/