Një video-montazh po bën xhiron e rrjetit.
Një fjalim i kancelares Angela Merkel që s’ka lidhje kurrsesi me studentët shqiptarë, është titruar abuzivisht në shqip dhe është marrë si e mirëqënë nga shumë përdorues.
Më poshtë mesazhi i montuar i Merkel për studentët shqiptarë:
Këto fjalë Merkel s’i ka thënë KURRË:
“Studentë të dashur nga Shqipëri, protestoni! Mos u ndalni ju lutem. Fort të dashur studentë, Gjermania nuk mban më, në fakt ne mbajmë mijëra, por jo më shqiptarë.
Ju nuk jeni as në Iuftë, dreqi e mori nuk keni as epidemi, por jeni vërsulur tek ne. Sot duhet ta kuptoni që duhet të dilni në shesh. Vetëm kështu ju do të mund t’ia dilni! Bëjeni Shqipërinë si Gjermania, e pastaj ju në punët tuaja, ne në të tonat.
Ju keni 8 kërkesa, por qeveria me sa di unë do dialog. Unë sot ju jap një këshillë të dashur studentë. Në BE i kemi thënë Ramës “Pa Iuftuar korr upsionin, pa dekri minalizuar politikën, pa pasur drejtësi, pra pa plotësuar kushtet nuk ka anëtarësim në BE.”
Edhe ju bëni të njëjtën gjë, pa plotësuar kërkesat mos shkoni në dialog. Qëndroni fort të bashkuar të dashur studentë, se vetëm ashtu mund t’ia dilni dhe ju do ja dilni, do na shpëtoni ne dhe veten!
”Ah, sikur t’i kishte thënë vërtet, por në fund të ditës ç’rëndësi ka kjo, të gjithë janë koshientë se fjalimi mund të jetë montazh, por situata në Shqipëri jo!”