Plane për festat e Nëntorit? Ja si do të jetë moti ato dy ditë


E shtuna ka nisur me mot të mirë, por data 26 nëntor parashikohet të sjellë një tjetër episod shirash intensive që do të vijnë nga veriu i Greqisë drejt vendit tonë. Por si do të jetë moti në ditët e festave të Nëntorit?

Sipas Meteoalb, më datë 28 nëntor, situata metereologjike do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit. Kurse data 29 nëntor do të sjellë alternime kthjellimesh, vranësira dhe shira të izoluar në zonat qendrore të vendit.

Pra, në përgjithësi nuk do të jetë nga ai mot që të prish pushimet, por gjithsesi një çadër me vete duhet ta mbani.