PIas skandaIi/ Agjentët e SHISH të ekspozuar në Internet, janë publikuar mijëra pagesa nga Agjencia e SPlUNAZHlT, EMRAT dhe vendodhjet e tyre


Lajmi është publikuar nga mediat e huaja të cilat shkruajnë se Republika e Shqipërisë, një anëtare e NATO-s, ka postuar informacione të ndjeshme në lidhje me shërbimin e saj sekret në internet, duke publikuar mijëra pagesa të bëra nga agjencia e spiunazhit, shkruan newsbomb.al.

Duke vepruar kështu, janë zbuluar identitetet e punonjësve të huaj dhe vendas, dhe targa makinasdh të përdorura nga oficerët e inteligjencës dhe detaje të tjera të ndjeshme të publikuara në ueb. Kjo gjë u publikua për herë të parë nga “The Independent”. Ndërkaq të tjera detaje në një artikull të “bellingcat.com” ,dalin në dritë rreth këtij skan dali.

Në një përpjekje për të rritur transparencën dhe luftën kundër korr upsionit, Ministria Shqiptare e Financave dhe Ekonomisë publikon fatura të pagesave ditore të të gjitha institucioneve qeveritare në faqen e tyre të internetit, raporton newsbomb.al.

FOTO 1- Në “emër” të transparencës, shpenzimet e agjencive qeveritare janë të disponueshme pothuajse çdo ditë të vitit në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë.

Një nga shtyllat në tabela i referohet institucionit të veçantë qeveritar shqiptar, si Kryeministria, Presidenca dhe gjykatat e ndryshme në vend.

Por kjo nuk është e gjitha. Këtu mund vë shikoni pagesat e Shërbimit Informativ Shtetëror, SHISH, që përfshin një det të vërtetë vërtetë informacioni mbi operacionet e inteligjencës vendase dhe të huaja si dhe personelin e inteligjencës të një vendi të NATO-s .

Rrjedhjet e informacionit përmbajnë dhjetra emra të operativëve rajonalë dhe kombëtarë, pozicionet dhe numrat e identifikimit të të paktën tetë operatorëve të huaj të SHISH, dy prej të cilëve mbajnë poste të ndjeshme në NATO në Belgjikë. Zyrtarë të tjerë të shërbimit të fshehtë u dërguan në vende si Greqia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Italia.

Përmes pagesave të tyre SHISH zbuloi gjithashtu një numër të madh të targave të regjistrimit të automjeteve, ndonjëherë duke përfshirë edhe modelin dhe makinën e përdorur nga oficerët e shërbimeve sekrete shqiptare.

Tabelat gjithashtu përfshijnë një numër të madh të targave të regjistrimit të automjeteve, ndonjëherë edhe detajimin e markës dhe modelit të automjeteve të përdorura nga zyrtarët e inteligjencës shqiptare.

Emrat dhe kartat e identifikimit të operativëve rajonalë që tërheqin shuma të mëdha të pagesave në para nga SHISH janë përfshirë gjithashtu në tabela. Datat specifike dhe selitë rajonale janë përmendur në pagesa.

Një burim i qeverisë, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se paratë u përdorën për të paguar informatorët.

Pagesat gjithashtu përfshinin dhjetëra udhëtime në vende të tjera, herë pas here duke zbuluar në çfarë vendesh, agjentët e SHISH udhëtonin. Për shembull, një agjent ka marrë 2,000 euro para “të thata” për një udhëtim në Slloveni në janar 2018.

FOTO- Një zyrtar shqiptar i inteligjencës tërhoqi 2.000 euro për një udhëtim në Slloveni, tregojnë tabelat.

Pas botimit në The Independent, SHISH dhe Ministria e Financave u zotuan të heqin informacionin, me qëllim që të ndalojnë më shumë njerëz nga marrja e tyre. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, SHISH publikoi një deklaratë që “lajmi mbi rrjedhjen e informacionit sekret nga SHISH nuk është i vërtetë”.

Foto – Një deklaratë nga SHISH që pretendon se asnjë informacion sekret nuk u zbulua.

Një ish-zyrtar i shërbimit të inteligjencës shqiptare ka thënë për Bellingcats se “pamundësia e autoriteteve shqiptare]për të hequr të dhënat vjen nga fakti se ata nuk ndihen personalisht përgjegjës për rrjedhjet. Kjo është arsyeja pse informacioni vazhdon të jetë online dhe ndoshta do të qëndrojë në internet “.

Gazetarët Natalia Antonova dhe Christiaan Triebert, të cilët janë autorët e këtij shkrimi të publikuar tashmë në ëeb-et ndërkombëtare thonë se një zëdhënës në Ministrinë e Financave u tha se “kjo është e lidhur me institucionin përkatës [SHISH] dhe janë ata që duhet ta sqarojnë këtë”

Ndërkaq, sipas gazetarëve, një zëdhënës nga SHISH nuk ka dhënë komente por ka tentuar t’i kontaktojë në facebook, raporton newsbomb.al.

“Një zëdhënës në SHISH nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente. Zëdhënësi përdori Facebookun e tij personal për të kontaktuar me gazetarët, por që, që nga publikimi fillestar, e ka çaktivizuar llogarinë e tij. Një oficer i inteligjencës SHISH u kontaktua gjithashtu përmes WhatsApp-it, por ndërsa personi lexoi mesazhet tona, nuk u dërgua asnjë përgjigje në kohën e publikimit.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që informacioni i ndjeshëm në lidhje me SHISH u shfaq në internet”, përmbyll artikulli publikuar nga “bellingcat.com”.