Peshqit e uritur i shkojnë pas mirëmbajtësit, bëjnë xhiro derisa iu hedhë ushqimin (Video)


Mirëmbajtësi i një rezervati në Colombo të Sri Lankës, kishte marrë ushqimin për t’ju hedhur peshqve, por jo pa bërë disa xhiro.
Vizitorët patën mundësinë të shohin momentin e rrallë, kur peshqit e njohur si koi i shkonin pas sepse ishin të uritur, transmeton Telegrafi.

Pamjet që janë shpërndarë në internet, i shfaqen edhe disa rosa dhe një mjellmë, që shfrytëzojnë rastin të hanë nga racioni që duket shumë i vogël.

Peshqit koi janë mjaft të vështirë që të mirëmbahen, sepse kërkojnë pastërti dhe ushqim në kohë të caktuar.
Megjithatë, përshtaten në çdo lloj klime dhe mund të mbahen përjashta edhe në dimër. /Telegrafi/