Historia e notarit holandez Maarten van der Weijden është mjaft prekëse. Që i vogël ai kishte pasion notin por në moshën 19-vjeçare ai u prek nga kanceri.
Sëmundja ishte tepër agresive dhe mjekët i dhanë shumë pak kohë.
Por, pas dy vitesh me kurime, ai reagoi mjaft mirë dhe e mundi leuçeminë.
Pas shtatë vitesh, Weijden fiton medaljen e arit në Lojrat Olimpike “Pekin 2008”.
Tani ai ka një objektiv të ri: të notojë në ujërat e lumenjve në Elfstedentocht në vendet e ulëta për një total prej 200 kilometrash, si një mënyrë kjo për të mbledhur fonde për studimet për gjetjen e kurës për kancerin.
Ai ka notuar për tre ditë me radhë dhe ka qëndruar plot 55 orë në ujë duke përshkuar 163 kilometër.
Edhe pse nuk e përmbushi objektivin, ai ka arritur të mbledhë katër milionë dollarë donacione për studimet për kancerin.
Por, kjo duket se i la pasoja. Në foto mund të shihni se si u bë lëkura e tij pas kaq shumë orësh në ujë./a.m./noa.al/