Pak përpara nisjes së seanca plenare forca të shumta policie kanë rrethuar Parlamentin. Vendimi i mazhorancës u pa nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, si lëvizje taktike për të shmangur protestën dhe tregues frike, por numri dy i socialistëve sqaroi se mbledhja e Parlamentit nuk kishte lidhje me aksionin opozitar.
Vendimi i mazhorancës vuri në lëvizje menjëherë opozitarët, të cilët njoftuan në bllok strukturat për ndryshimin e planit dhe organizimin e shpejtë të një proteste para Parlamentit.
Në rendin e ditës të Parlamentit parashikohet ngritja e dy strukturave të reja të drejtësisë, për të cilat mazhoranca thotë se opozita iu druhet./ Opinioni.al