Përkeqësohet situata në protestë, mes tymit e gazlt Iotsjellës Basha dhe Kryemadhi në gjendje të rëndë (Foto)


Vazhdon e tensionuar protesta qytetare përpara Kryeministrisë. Qytetarët që kanë mësyrë dyert e godinës së qeverisë dhe rrëzuar skelën që mbante tendën në hyrje, janë tërhequr dhe i kanë vënë zjarrin, copës jeshile që mbronte skelën.

Tymi që ka mbuluar godinën nuk është asgjë përpara gazit të shumtë Iotsjellës, që Policia ka hedhur pa kursim.

Krerët e opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi etj që gjenden mes protestuesve, janë detyruar të mbulojnë sytë dhe hundën me shami e të vazhdojnë qëndresën me qytetarët.