PërIotet Erion Braçe kur emërohet zv. Kryeministër, ja detyra që i ngarkoi Rama


Kryeministri Edi Rama ka emëruar deputetin socialist Erjon Braçe si zëvendës kryeministër.

Shefi i qeverisë ka falenderuar Senida Mesin për kontributin e dhënë duke nënvizuar se ajo dhe Ditmir Bushati duhet të punojnë për zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Shkodrës.

“Erioni do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve, në shërbime për njerëzit, në shërbime dinjitoze dhe për të dhënë kontributin e tij unikal në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash.

Erioni do të udhëheqë zbatimin e programeve të veçanta, siç ka udhëhequr programin për adresimin e 8 kërkesave të studentëve”, nënvizon Rama.