Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Open’.
Gjatë transmetimit live, Salianji i ka dorëzuar gazetares Eni Vasili një USB të zezë, në të cilën sipas tij ka disa përgjime ku tregohet se Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë përgjuar kryedemokratin Lulzim Basha.
‘Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë përgjuar kreun e opozitës. Janë prova që tregojnë se si gazetarët opozitarë apo dhe deputetë opozitar përgjohen nga policia. Ky është një sk.andal i paimagjinueshëm. Kryetari i opozitës është në detyrën e vet. Opozita është në detyrën e vet. Është një kapërcim i së drejtës. Mua ma kanë sjall gazetarë. Më kanë thënë ja provat për këtë këtu. Në vend të survejohen tra.fikantit, survejohet kryetari i opozitës’, ka thënë Salianji ndërsa ka dorëzuar USB te regjia.
Në videon e mësposhtme, të dorëzuar nga Salianji në regjinë e Top Channel duken sipas tij disa agjentë të Forcës Operacionale të cilët teksa ndodhen përpara Selisë Blu, ndajnë punët me njëri-tjetrin.
‘Po mbaje pra mbaje atë… Po ju mos u trembni kaq shumë o plak. Unë kam gjithë ditën që po më shikojnë këta. Ç’ është kjo sa… Mos e lini menjëherë sa e merrni o burr…’ dëgjohen të thonë agjentët në video.
https://streamable.com/emlih