Aktorja Almeda Abazi është në muajin e pestë të shtatzënisë, në pritje të ëmbël djalit të saj të parë. Megjithëse është treguar e rezervuar në daljet e saj publike dhe është munduar gjithmonë ta fshehë barkun, së fundmi ajo është fotografuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.
Vetë Almeda ka publikuar në Instastory një foto me barkun e fryrë, teksa ka pozuar krah bashkëshortit të saj.
Aktorja ka mbajtur njërën dorë në barkun e rrumbullakosur, i cili tashmë është mëse i dukshëm.