Pasagjeret po prisnin valixhet ne aeroport,ngelen me goje hapur nga ajo qe shohin


E mbështjellë në një thes, një gazelë rrëshqet në rripin që mban bagazhin në aeroport, si një valixhe. Imazhi ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe është marrë në aeroportin ndërkombëtar të Mitiga, gjashtë kilometra nga Tripoli.

Gazela erdhi nga Ghat, një qytet libian në kufirin me Algjerinë dhe për këtë arsye kishte udhëtuar për një fluturim të brendshëm.

Fotoja është nisur në faqet e saj të “Facebook” dhe “Twitter” nga The Libya Observer dhe lajmi menjëherë ka vënë në lëvizje shoqatat mjedisore.

Fondacioni Libyan Wildlife Trust bën thirrje për një he tim për të vënë në dukje se gazelet janë ndër objektivat e preferuara të lu ftëtarëve në vend dhe se ato janë në rre zik serioz të zhdukjes.

Gazeta “Al Araby” pohon se është kërkuar një hetim i brendshëm për in cidentin: çështja vjen për shkak të një anarkie të thellë në kompaninë e transportit ajror, e cili mund “të hapë derën për forma shumë të rre zikshme të kon trabandës”.