Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS) ka publikuar në Twitter një fotografi të shkrepur më 11 tetor të vitit 1969 në Havai, në të cilën shihet një fenomen i rrallë natyror.
Në të shihet fontana e llavës që ngjante me një kupolë. “Kupola, fontana, episodi i 10 – 13 tetor 1969, shpërthimi i vullkanit Kilauea. Kjo kupolë është e lartë rreth 20 metra. Kupolat simetrike si kjo janë shumë të rralla”, kanë shkruar USGS në Twitter përbri fotografisë së publikuar, transmeton Telegrafi.
Kupolat e llavës dallojnë për nga madhësia dhe forma. Ato mund të arrijnë lartësinë deri në 500 metra, por zakonisht shfaqen nga 10 deri në 90 metra lartësi, ka shtuar USGS.
Kupola e llavës së fotografuar në vitin 1969 ishte formuar gjatë shpërthimit të vullkanit Kileauea. Në këtë zonë llava vazhdimisht shfaqej nga 24 maji i vitit 1969 e deri më 22 korrik 1974.
“Ka qenë shpërthimi më i madh i Kileaueas gjatë 2200 vitet e fundit”, thuhet në USGS, duke shtuar se ky shpërthim ka zgjatur 1774 ditë.
Gjatë kësaj kohe janë prodhuar 350 milionë metra kub llavë, mjaftueshëm që të mbushen 140 mijë pishina olimpike. /Telegrafi/
Më poshtë shihni pamjet në Video: