Pas dorëheqjes së Xhafajt, ky do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme


Ministri i Punëve të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Këtë e ka konfirmuar me kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, dhe ka dhënë lajmin për emërimin e ‏ Gjeneral Sandër Lleshi në pozitën e Ministrit të Brendshëm.

Postimi i plotë:

Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.