Divorci i ciftit te njohur beri buje për të gjithë, pasi u shoqërua edhe me deklarata të forta nga modelja Erjona Sulejmani, e cila ishte prej disa vitesh e martuar me futbollistin e famshëm shqiptar, Blerim Xhemailim.
Sic duket Erjona e ka lene pas divorcin, ndërsa na shfaqet krejt ndryshe, teksa po shijon disa momente pushimi në Mykonos. Por mesa duket Erjona nuk ndodhet vetëm, pasi është në shoqërinë e ish-banorit të “Big Brother”, Klodit.
Gjatë një interviste muajin e kaluar Erjona u shpreh se ka qenë shumë e pakënaqur gjatë martesës me Xhemailin dhe e ndjente veten si në kafaz.
Mes të tjerash modelja tha se të gjitha ato çka dinte për botën e futbollit dhe jetën private të futbollistëve do t’i rrëfente në një libër.